03
DEC
2019

Zyra për regjistrime e Universitetit Ndërkombëtarë VISION në Istanbul

Zyra për regjistrime e Universitetit Ndërkombëtarë VISION në Istanbul. Universiteti Ndërkombëtar VISION vazhdon aktivitetet e tij multifunksionale në fushën e arsimit, trajnimit dhe promovimit. Në vitin akademik 2019-2020, përveç investimeve të reja laboratorike dhe teknologjike, aktivitetet e promovimit dhe koordinimit ndërkombëtar vazhdojnë. Më në fund, më 23 nëntor, Qendra e Promovimit dhe Koordinimit të Universitetit u hap në Istanbul. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION, Prof. Dr Fadil Hoxha, delegacion i Universitetit Ndërkombëtar VISION, Konsulli i Republikës së Maqedonisë Veriore në Istanbul Z. Aktan Ago, Kryetari i Federatës Ballkanike – Rumelia, politikanë të nivelit të lartë dhe burokratë.

Zyra për Promovim dhe Koordinim në Istanbul do të promovojë arsimin dhe trajnimin universitar, dhe gjithashtu do të kontribuojë në promovimin e kulturës dhe arsimit në Maqedoninë Veriore.