15
APR
2019

U NËNSHKRUA BASHKËPUNIM SHKENCOR DHE AKADEMIK NDËRMJET UNIVERSITETEVE BURSA ULUDAG DHE VIZION

U nënshkrua protokoll shkencor dhe akademik ndërmjet rektorit të Universitetit Bursa Uludag Prof. Dr. Jusuf Ulxhaj dhe rektorit të Universitetit Ndërkombëtarë Vizion Prof. Dr. Fadil Hoxha. Në takimin e mbajtur në rektorat të Universitetit Bursa Uludag morën pjesë dhe akademikë të tjerë nga të dy universitetet.

Rektorët shprehën kënaqësi me protokollin e nënshkruar., si dhe rektori i Universitetit Ndërkombëtarë Vizion Prof. Dr. Fadil Hoxha shtoi se ai ndihet i nderuar nga bashkëpunimi i të dy universiteteve.