03
DEC
2019

Prof. Dr Nevzat Tarhan zhvilloi konferencë në Universitetin Ndërkombëtarë Vision

Organizuar nga Këshilli Studentor dhe Klubi i Studentëve të Këshillit Psikologjik në Universitetin Ndërkombëtar VISION, Rektori i Universitetit Yskydar Prof. Dr Nevzat Tarhan zhvilloi konferencë me temë “Psikologjia Pozitive”.

Hapjen e konferencës e filloi Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha, në fjalimin e tij theksoi se ai është veçanërisht i kënaqur me praninë e rektorit të Universitetit Yskydar Prof. Dr Nevzat Tarhan, dhe theksoi rëndësinë e temave të seminarit për studentët në jetën e përditshme. Gjatë konferencës studentët treguan interes të madh, ndërsa Prof. Dr Nevzat Tarhan prezantoi temat e seminarit, studentët shtruan pyetje në lidhje me psikologjinë pozitive dhe herë pas here shfaqeshin shumë pikëpamje interesante për këtë temë.

Në përfundim të programit nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha, Prof. Dr Nevzat Tarhan-it iu nda një plaketë.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank