06
MAY
2019

NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTARË VIZION U MBAJTË SIMPOZIUMI I 24-TË NDËRKOMBËTARË MBI KULTURËN TURKE

Më 3 Maj 2019 e premte në Universitetin Ndërkombëtarë Vizion në kuadër të Festivalit të 28- të të festimit të pranverës HID BAH SHEN FEST, u mbajtë simpoziumi i 24-të ndërkombëtarë mbi kulturën dhe artin Turk.

Simpoziumi u ndoq nga këshilltari kryesorë i Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Ihsan Shener, Zëvendëskryetarja e Partisë Lëvizja Kombëtare (MHP) znj. Deniz Depbojlu, Deputeti i MHP-së nga Parlamenti Turk, z. Safet Sanxhakli, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Maqedoninë Veriore, znj. Tulin Erkal Kara, Rektori i Universitetit Ndërkombëtarë Vizion, Prof. dr. Fadil Hoxha, Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Mufera Shinik, Kryetari general i HKAK Prof. dr. Irfan Unver Nasratinoglu, Kryetari i HID BAH SHEN FEST Dr. Shenol Tair, akademikë, prorektorë, profesorë dhe studentët e Universitetit Ndërkombëtarë Vizion.

Simpoziumi i cili filloi me bisedimet protokollare, vazhdoi me sesione dhe ekspozita nga artistë.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank