03
DEC
2019

Në kuadër të ditëve të psikologjisë në Universitetin Ndërkombëtar VISION, organizohet një panel studentësh me temën “Dhuna Ndër gjenerative”

Nën kujdesin e Dhomës së Psikologëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, u organizuan Ditët e Psikologjisë 2019, dhe në këtë aksion mori pjesë edhe Universiteti Ndërkombëtar Vizion nën moton “Më afër psikologëve”.

Në këtë kontekst, të Martën 26 Nëntor 2019 në Gostivar u mbajt panel me temë “Dhuna Ndërgjenerative” në Universitetin Ndërkombëtar VISION. Në panel morën pjesë studentë nga të gjitha bashkësitë etnike në komunën e Gostivarit.

Panelistët u dhanë nxënësve të shkollave të mesme informacione për atë që përbën dhunën nga bashkëmoshatarët, çfarë duhet të bëjmë kur ndeshemi me ngacmimin ose kur sulmohemi.

Organizuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Ndërkombëtar VISION, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Doç. Dr Kalina Sotiroska Ivanoska, Doç. Dr Muhitin Kahvexhi dhe Mr. sc Havva Shaban.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank