25
MAR
2019

U THEMELUA KONFERENCA E INSTITUCIONEVE PRIVATE TË ARSIMIT TË MAQEDONISË VERIORE NË “VIZION”

Më 21.03.2019 në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtarë Vizion në Gostivar u mbajtë  konferenca e Rektorëve të institucioneve private të arsimit të lartë të Republikës së Maqedonisë Veriore, si një organ për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e arsimit të lartë dhe punën e hulumtimeve shkencore në përputhje me qëllimet e përbashkëta dhe interest e palëve.

Në takim u nënshkrua një marrëveshje e përbashkët bashkëpunimi në përputhje me nenin 91 të Ligjit për Arsim të Lartë. Marrëveshja u nënshkrua nga 8 Universitete dhe 3 shkolla të arsimit të lartë ose gjithësej 11 institucione private të arsimit të lartë. Kryetarë u zgjodh Prof. Dr. Tome Nenovski nga Universiteti Amerikan Kolexh Shkup, kurse zëvendës kryetarë u zgjodh Rektori i Universitetit Ndërkombëtarë Slavijanski Prof. Dr. Lençe Petreska dhe u miratua në rregulloren e punës. Kjo iniciativë është më e gjëra e këtij tipi deri më tani dhe pritet të kontribuojë në zhvillimin e politikave publike në politikat e arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.

Institucionet e arsimit të lartë që morrën pjesë:

* Universiteti i Turizmit dhe Menaxhimit

* Universiteti Amerikan Kolexh

* Universiteti Europian

* Universiteti Ndërkombëtarë Vizion

* Universiteti Ndërkombëtarë Ballkan

* Universiteti Ndërkombëtarë Slavijanski

* Universiteti MIT

* Universiteti i Arteve Audiovizuale

* Fakulteti i Ekonomisë së Biznesit

* Akademia e Biznesit Smilevski – BAS, Shkup

* PVPU “Euro Kolexh “– Kumanovë

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank