Rreth Univerzitetit

Vlerat

Vlerat themelore:

Qasja shkencore: Universiteti, si detyrë të veten themelore, e pranon sigurimin e qasjes drejt diturisë dhe krijimit të njohurive të reja. Në kuadër të kësaj, nuk pranon asnjë kufizim.

Vetëdija për cilësi: Universiteti, aktivitetet e veta edukativo-arsimore i kryen në pajtim me standardeve universale dhe në thelb ka krijimin e sistemit të kualitetit të lartë në të gjitha fushat.

Transparenca: Aktivitetet kryhen në mënyrë që të jenë lehtësisht të arritshme për palët e interesuara.

Llogaridhënia: Secili kompetent ka përgjegjësi për llogaridhënie mbi veprimet dhe vendimet e tija.

Drejtësia: Menaxhmenti i universitetit nuk bën diskriminim ndërmjet punonjësve të institucionit, i kushton rëndësi meritave dhe e respekton punën e investuar.

Menaxhmenti si pjesëmarrës: Universiteti vepron në mënyrë që me punonjësit dhe studentët bashkëpunon, solidarizohet dhe bashkëvepron.

Pjesëmarrja: Punonjësit, duke ruajtur individualizmin dhe idealizmin e tyre, marrin pjesë në çdo nivel të procesit të menaxhimit.

Zhvillimi i vazhdueshëm: Punonjësit veprojnë nën moton e përmirësimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të të gjitha aktiviteteve të universitetit.

Përgjegjësia shoqërore: Universiteti kryen aktivitete shoqërore të dobishme në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë dhe ka meritë për çdo pjesë të popullatës në shoqëri dhe në mësimin e tyre gjatë gjithë jetës.

Marrëdhëniet ndërkombëtare: I kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të bashkatdhetarëve, të afërmve dhe komuniteteve miqësore që jetojnë jashtë vendit, duke synuar që Maqedonia të jetë adresa e një qendre shkencore.

Integrimi: Me qëllim që vendi të jetë pjesë e civilizimeve moderne, pa humbur vlerat themelore, e mbështet procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Mikpritja: Duke i radhitur në krye studentët dhe stafin që vjen nga jashtë vendit, studentëve që vijnë prej jashtë Gostivarit u ofrohet mikpritje e nivelit të lartë.