20
JAN
2019

CEREMONIA E PARË E STUDENTËVE TË DIPLOMUAR TË UNIVERSITETIT VIZION

Në vitin e pestë të themelimit Universiteti Ndërkombëtar VIZION i dha të diplomuarit e parë. Në veçanti, të diplomuarit nga cikli i dytë i studimeve në Fakultetin e Drejtësisë dhe Arkitekturës në Universitetin Ndërkombëtarë VIZION ishin të diplomuarit e parë që përjetonin lumturinë e marrjes së diplomës. Në ceremoninë e parë solemne të diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar VIZION,morën pjesë një numër i madh i mysafirëve të nivelit të lartë si nga vendi po ashtu dhe jashtë vendit.

Në ceremoninë solemne morën pjesë:

Ministri i Kulturës në Republikën e Maqedonisë Z. Asaf ADEMI,

Këshilltari kryesorë i Presidentit të Republikës së Turqisë Z. Ihsan SHENER,

Deputetë në Qeverinë e Republikës së Turqisë z. Hussein SHAHIN, z. Safet SANGJAKLI,

z. Shahin SONMEZ,

Prorektori i Universitetit Bursa Uludag z. Mehmet JUXHE,

Anëtar i bordit për gjyqtarë dhe prokurorë publik Z.Alp ASLAN,

Gjykata e 18-të Supreme e Republikës së Turqisë Z. Zija Diner,

Anëtari i parë i Këshillit të Shtetit, z. Rasim AJTIN,

Anëtarë i Gjykatës Supreme të Republikës së Turqisë Z. Mehmet DURGUN,

Anëtarë i Këshillit Penal të Republikës së Turqisë Z. Nexhip TOPUZ,

Presidenti i shoqatës ” Jeni Osmanlilar ” Z.Safet ATAK,

Ndër themeluesit e AK Partisë në Republikën e Turqisë Z. Shaban SONMEZ,

Në ceremoninë e parë solemne të diplomimit nga gjenerata e parë e studentëve në Universitetin Ndërkombëtar VIZION, përveç mysafirëve nga vendi dhe jashtë vendit, prorektorëve, dekanëve, stafit akademik, administrata e universitetit, morën pjesë dhe një numër i madh dashamirës dhe familjarët e studentëve të diplomuar.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank