23
NOV
2019

Universiteti ynë mori pjesë në mledhjen e Vlerësimit të Arsimit të Lartë

Më 21 Mars 2019 nën kujdesin e Universitetit Ndërkombëtar VISION, u krijua “Bordi i Rektorëve të Universiteteve Private” të cilët mbajtën mbledhjen e radhës në ambientet e Universitetit Evropian.

Me pjesëmarrjen e Ministrit të Arsimit të Maqedonisë, në takim u diskutuan çështje që lidhen me ligjin për arsimin e lartë dhe u mbajt diskutim i hapur për ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë.

Universiteti Ndërkombëtar Vision u përfaqësua nga Prorektori, Prof. Dr Abdulmexhit Nuredin dhe Sekretari i Përgjithshëm Doç. Dr Vesna Poposka.

Si universitet, Universiteti Ndërkombëtar VISION ka paraqitur një propozim me shkrim për të adresuar çështjet që lidhen me ligjin e arsimit të lartë, në veçanti praktikat burokratike në procesin e rekrutimit të mësuesve të huaj dhe kriteret, praktikat që lidhen me procesin e vlerësimit të jashtëm të universiteteve.