26
DEC
2019

Universiteti Ndërkombëtarë VISION organizon ceremoininë e dytë me rradhë për ndarjen e Diplomave

Universiteti Ndërkombëtar VISION festoi 6- të vjetorin e themelimit më 21 dhjetor, ditën e arsimit turk dhe organizoi ceremoninë e dytë të ndarjes së diplomës. Universiteti Ndërkombëtar VISION ka përjetuar krenarinë dhe gëzimin që në rradhë të parë të ndajë diplomat e të diplomuarve në ciklin e dytë të studimeve master dhe të diplomuarit e gjeneratës së dytë me radhë nga Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomisë, Fakulteti Arkitekturës, Fakulteti Shkencave Sociale dhe Fakulteti Informatikës. Ceremonia e dytë e ndarjes së diplomave në Universitetin Ndërkombëtar VISION u drejtua nga prezantuesi i njohur Yusuf Emin dhe u ndoq nga mysafirë të rangut të lartë nga brenda dhe jashtë vendit.

Në mesin e të pranishmëve ishte Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Vision Prof. Dr Fadil Hoxha, Këshilltari Kryesor i Presidentit të Republikës së Turqisë Ihsan Shener, Zëvendës Ministri i Rinisë dhe Sportit Ihsan Selim Baydash, Zëvendës Kryetari i MHP-së Deniz Depboojlu, deputet nga Kocaeli nga rradha e MHP – së Safet Sancakli, Ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore Elvin Hasan, Kryetari i TDP- së Bejxhan Iljas, deputeti dhe kryetari i TNP-së Enes Ibrahim, deputet i rradhës së TDP-së Jusuf Hasan, Kryetari i TMBH-së Erdogan Sarac, ish deputeti nga rradhët e AK Partisë Xhulaj Dalian, Kryetari i Komunës së Gostivarit Dr. Arben Taravari, Myftiu i Gostivarit Shakir Efendi Fetahu, Ish Rektori i Universitetit Akev Prof. Dr Hajati Aktash, Drejtori i Degës CSIK Misbahatin Eroglu, Anëtari i Gjykatës Supreme Basri Baggji, Anëtari i Gjykatës Supreme Nexhip Topuz, anëtar i këshillit penal të Gjykatës Supreme Yilmaz Karabodur, anëtar i Prokurorisë së Përgjithshëm të Gjykatës Supreme Husein Kurshad Serbes dhe Drejtori i Përgjithshëm i Kredisë Studentore dhe Autoriteti i Strehimit, Rexhep Ali Er. Ceremonia e hapjes u bë nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar Vizion Prof. Dr Fadil Hoxha i cili në fjalimin e tij theksoi se është një krenari dhe gëzim i vërtetë për të shpallur gjeneratën e dytë të të diplomuarve në universitet tonë. Pas fjalimeve protokollare, studentëve më të suksesshëm posdiplomike dhe atyre deridiplomike iu nda nga një palketë së bashku me diplomën, si dhe studentëve më të suksesshëm nga secili fakultet iu dha një certifikatë si dhe të diplomuarve të tjerë

iu dhanë diplomat. Pas ceremonisë së diplomimit, këngëtarja e njohur Gulden Mutlu mbajti concert

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank