13
DEC
2019

Universiteti Ndërkombëtar VISION ishte ogranizator i Kongresit të 13-të Ndërkombëtar për Historinë e Ballkanit.

Universiteti Ndërkombëtar VISION si organizatorë me Universitetin 19 MAJ Samsun një nga universitetet eminent në Turqi, dhe Shoqata e Shkëmbimit Samsun organizuan bashkërisht Kongresin e 13-të Ndërkombëtar për Historinë e Ballkanit. Në kongres morën pjesë Z. Elvin Hasan, Ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha, Kryetarı i Partisë së Lëvizjes Turke dhe deputet i Parlamentit Z. Enes Ibrahim, një nga kryetarët e kongresit të Unıversıtetıt 19 Maj Samsun Prof. Dr Bunjamin Koxhaoglu, kolonel në pension Z. Suhejl Xhobanoglu, Kryetar i Shoqatës së Shkëmbimeve Samsun Znj. Olxhaj Kinai Jakkin, prorektorët e Universitetit Ndërkombëtar VISION, staf akademik nga universitete të ndryshme nga vendi dhe jashtë vendit si dhe shumë studentë nga Universiteti ndërkombëtar VISION.

Fjalimi përshëndetës u hap nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION, Prof. Dr Fadil Hoxha ku deklaroi në fjalimin e tij se Kongresi i 13-të Ndërkombëtar për Historinë e Ballkanit po mbahet për herë të parë në Ballkan në universitetin tonë dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Rektori gjithashtu theksoi se ne jemi dëshmitarë të një dite historike dhe se Universiteti Ndërkombëtarë VISION do të vazhdojë të jetë organizator në një kontekst ndërkombëtar. Fjalimet u mbajtën edhe nga një prej kryetarëve të kongresit të Universitetit 19 Maj Samsun Prof. Dr Bunjamin Koxhaoglu, Kryetari i Shoqatës së Shkëmbimeve Samsun, Znj Olxhaj Kinai Jakkin dhe Z.Elvin Hasan, Ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Seanca speciale e kongresit u moderua nga Prorektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION dhe njëkohësisht një nga kryetarët e kongresit Prof. Dr Hassan Oktay, dhe një nga kryetarët e kongreseve të Universitetit 19 Maj Samsun Prof. Dr Bunjamin Koxhaoglu dhe kolonel në pension Z. Suhejl Xhobanoglu.

Pjesa e punës së kongresit u mbajt në tre salla të ndryshme në tre seanca. Prezantimet e stafit akademik nga vendi dhe jashtë vendit si dhe profesorët nga Universitetin Ndërkombëtar VISION u prezantuan brenda ditës në gjuhë angleze, maqedone dhe turke

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank