24
NOV
2019

Universiteti Ndërkombëtar Vision dhe Universiteti Gaziantep nënshkruajtën protokol për Bashkëpunim Akademik

Universiteti Ndërkombëtar VISION vazhdon njëkohësisht të zhvillojë bashkëpunimet akademike me universitete të ndryshme të njohura, duke shtuar edhe një tjetër bashkëpunim të ri. Më 08 nëntor 2019 (e Premte) u nënshkrua protokolli për bashkëpunim akademik mes Universitetit Ndërkombëtar VISION dhe Universitetit Gaziantep.

Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha dhe Rektori i Universitetit Gaziantep Prof. Dr Ali Gur në emër të universiteteve nënshkruajtën protokol për bashkëpunim akademik dhe marrëveshjen Erasmus. Prof. Dr Fadil Hoxha theksoi se “Ekzistojnë protokole për bashkëpunim me universitetet e Ballkanit dhe të Evropës Juglindore, si dhe me universitetet e Azisë Qendrore nga Republika e Turqisë. Meqenëse ne pamë mundësi të mëdha në Universitetin Gaziantep, nënshkrimi i këtij protokolli ka vlerë të madhe për ne. Përdorimi i përvojës së Universitetit Gaziantep, shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik, bashkëpunimi që do të bëjmë në shumë fusha të tjera është me rëndësi të madhe për ne.

Në ceremonin e nënshkruarjes së protokolit morën pjesë Rektori Prof. Dr Ali Gur, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha dhe Prorektori Prof. Dr Mensur Nuredin, Prorektor i Universitetit Gaziantep Prof. Dr Metin Bedir dhe Prof. Dr Shehmus Demir, Sekretari General Dr. Ayhan Dogan dhe Doç. Dr Ali Fuat Gokce, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Universiteti Gaziantep organizoi konferencë me temë “Turqit në Ballkan”. Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha tha në konferencë: “Kur paraardhësit tanë u tërhoqën prej këtu ata na lanë dy thesare. E para, feja jonë është Islami, e dyta gjuha jonë është Turqishtja. Ne nuk kemi hequr dorë as nga Islami dhe as nga Gjuha Turke”. Ai gjithashtu ftoi studentët të vizitojnë Ballkanin më shpesh.

Në të njëjtën ditë rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha dhe Prorektori Prof. Dr Mensur Nuredin u mirëpritën në zyrën e Guvernatorit të Provincës së Gaziantepit Davut Gyl. Si pjesë e delegacionit, mori pjesë dhe rektori i Universitetit Gaziantep Prof. Dr Ali Gur.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank