12
DEC
2019

Universiteti Ndërkombëtar VISION dhe Instituti GESAB Vienë zyrtarisht fillojnë mësimdhënien në Vienë

Pas aprovimeve zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe autoriteteve kompetente të Republikës së Austrisë, Universiteti Ndërkombëtar Vision në bashkëpunim me Institutin Austriak GESAB, në zemër të Evropës, në kryeqytetin austriak, Vienë, ka filluar zyrtarisht viti shkollor 2019-2020. Në hapjen solemne Austri përfaqësues i Universitetin Ndërkombëtar VISION ishte Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha, Prorektor Prof. Dr Mensur Nuredin, Kryetar i Institutit GESAB, Abdurrahman Toprak, profesorë nga Universiteti Ndërkombëtar Vizion Doç. Dr Aybeyan Selim, Doç. Dr Muhitin Kahvexhi, Dr, Havva Shaban dhe studentë që u regjistruan në universitet.

Në fjalimin e hapjes solemne, Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha theksoi se: “Emrat e studentëve të parë që dëshmuan këtë ditë historike do të shkruhen me shkronja të arta”. Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha, Prorektori Prof. Dr Mensur Nuredin dhe Kryetari i Institutit GESAB, Abdurrahman Toprak, mbajtën fjalime përshëndetëse.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank