03
DEC
2019

Turneu i 5-të tradicional i shahut organizohet në Universitetin Ndërkombëtarë VISION

Me 26-27 Tetor 2019 në Universitetin Ndërkombëtar VISION në Katin e 3-të në zonën e ekspozitës, u zhvillua turneu i 5-të Tradicional i Shahut. Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha, i cili hapi turneun, në fjalimin e tij shtoi se: “Qëllimi ynë ishte t’u sigurojmë fëmijëve tanë, të rinjve zhvillim mendor, duke luajtur shah për të rritur aftësitë e tyre të planifikimit afatgjatë dhe ta bëjmë atë turne tradicional në universitetin tonë “. Dita e parë ishte me pjesëmarrje më intensive të studentëve në turne, ku studentët luanin shah me njëri-tjetrin. Certifikatat për pjesëmarrje iu ndanë studentëve që morën pjesë në këtë turne dhe shpërblim me të holla për studentët ndër më të mirët në turneun e shahut.

Në ditën e dytë të turneut, mjeshtri i shahut në Maqedoninë Veriore, Dr. Osman Sali, luajti kundër 12 personave njëkohësisht. Dr Osman Sali ka fituar 11 nga 12 ndeshjet, dhe një ndeshje përfundoi baraz. Në këtë turne morën pjesë edhe disa përfaqësues të Federatës së Shahut të Maqedonisë Veriore.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank