25
NOV
2019

Studentë nga 6-të shtete të ndryshme vizituan Universitetin Ndërkombëtarë VISION në kuadë të ERASMUS-IT +

Më 14 nëntor 2019, në Universitetin Ndërkombëtar Vision, së bashku me Koordinatorin Erasmus Dimçe Mickoski, u mbajt një vizitë pune dhe takim i një grupi prej 30 studentësh nga Maqedonia, Turqia, Qipro, Polonia, Italia dhe Spanja, 6 -të shtete evropiane. Vizita u financua nga projekti Erasmus Plus, gjegjësisht programi “Lidhje e sigurt – ardhmëri më e mirë”.

Grupi u mirëprit nga koordinatori përgjegjës Erasmus + i Universitetit Ndërkombëtar Vision Doç. Dr Arafat Useini dhe Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Prof. Dr Zoran Filipovski. Pjesëmarrësve u prezantuan informacione rreth programeve dhe aktiviteteve universitare.