26
NOV
2019

Në Universitetin Ndërkombëtarë Vision u mbajtë “Ceremonia e ndarjes të titujve akademik “

Më 14 nëntor 2019 (e enjte) në orën 12:45 në Sallën e Universitar Ndërkombëtar VISION u mbajtë ceremonia e ndarjes solemne të titujve akademik. Dy tituj profesorë dhe 8- të tituj doçent, u ndanë gjithësej 10 tituj akademik për stafin që punojnë në Universitetin Ndërkombëtar VISION.

Ceremonia e hapjes u organizua nga Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha, u ndoq nga Prorektorët, Dekanët e Fakulteteve, Profesorët e Universitetit dhe një numër i madh studentësh. Në fjalimin e tij Rektori i Universitetit Ndërkombëtar VISION Prof. Dr Fadil Hoxha theksoi se programi i sotëm nuk është as një konferencë dhe as një simpozium, por programi i sotëm është në të vërtetë një produkt i përpjekjeve të universitetit tone për formimin e kuadrit të mësimdhënësve.

Në ceremoni Rekrori ndau titujt Profesor për Prorektorin Prof.Dr Hasan Oktaj dhe Prof. Dr Bulent Dervish. Nga ana e prorektorëve të universitetit u ndanë titujt docent, Sekretarit të përgjithshëm Doç. Dr Vesna Poposka, Doç. Dr Atila Jorma, Doç. Dr Ajbejan Selim, Doç. Dr Adnan Vrajnko, Doç. Dr Muhitin Kahveci, Doç, Dr Arafat Husein, Doç. Dr Nalan Kazas, dhe Doç. Dr Ejup Dulina.

Në përfundim të programit, gjithësej 10 studentëve nga drejtime të ndryshme u ndanë certifikata për bursa studimi.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank