17
MAR
2019

NËNSHKRUAR KONTRATË PËR BASHKËPUNIMIN AKADEMIK MES VIZIONI DHE UNIVERSITETI SLAVIAN “G.R.DERJAVIN”

Me date 13.03.2019 në hapsirat e Universitetit Ndërkombëtarë Slavijan “G.R. DERZHAVIN “u nënshkrua një marrëveshje bilaterale me Universitetin Ndërkombëtarë Vizion me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe ideve.

Delegacioni i Universitetit Ndërkombëtarë Vizion ishte i përbërë nga Rektori Prof. Dr. Fadil Hoxha, Prorektori Prof. Dr. Zoran Filipovski dhe Drejtori i Resurseve njerëzore Dr. Muedin Kahvexhi.

Delegacioni nga ana e Universitetit Ndërkombëtarë Slavijan “G.R. DERZHAVIN “ishte i përbërë nga Rektori Prof. Dr. Lençe Petreska, Erasmus Koordinatori lektor M-r. sc Jasmina Presilska, Kryetari i Senatit të Universitetit Prof. Dr. Vasko Stamevski M-r. sc Borçe Serafimovski dhe kryetari i Bordit Drejtues Prof. Dr. Jordan Gjorçev.

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank