Rreth Univerzitetit

Qëllimi i themelimit tonë

Duke marrë si bazë strukturën e gjeografisë ballkanike, veçoria e vazhdimësisë, zhvillimit dhe ekzistencës, kalon nëpërmes arsimit. Në përgjithësi, në krye të problemeve të cilat statusi minoritet ua sjell pakicave që jetojnë në nivel lokal në Ballkan, është problemi i mësimdhënies në arsimin e lartë. Në lidhje me këtë, qëllimi i themelimit të Universitetit Ndërkombëtar Vizion, ishte që të tejkalohen mangësitë në arsim, përmes përfshirjes së kuadrit të arsimuar dhe akademikëve në sistemet e vendeve të Ballkanit, me çka do të sigurohet integrimi i tyre, do të ringjallet dinamika shoqërore dhe do të vazhdojë ekzistimi konstruktiv i faktorit pakicë në vendet e rajonit.

Universiteti Ndërkombëtar Vizion, në kuadër të të cilit funksionojnë pesë fakultete me katedrat e veta përkatëse, mësimdhënia realizohet në gjuhët zyrtare të shtetit në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

I shfrytëzojmë të arriturat tradicionale, dituritë dhe teknikat bashkëkohore të njerëzve nga vendi dhe rajoni; përcaktimin, vlerësimin dhe interpretimin e sërishëm.

Rezultatet e fituara nga hulumtimet dhe gjurmimet i ndajmë me botën shkencore dhe me shoqërinë.

Me ndihmën e ekipeve të formësuara dhe të specializuara teknike, prej të rinjve të diplomuar në katedrat tona përkatëse, do të krijojmë fuqi cilësore njerëzore të dobishme për sektorin privat dhe atë publik.

Duke i ruajtur dhe duke i kultivuar këto vlera, do të kontribuojmë në trashëgiminë kulturore të shtetit dhe njerëzimit, e që është qëllimi themelor i universitetit.