03
JUN
2019

IFTARI TRADICIONAL I KATËRTI ME RRADHË ORGANIZUAR NGA UNIVERSITETI NDËRKOMBËTARË VIZION

Universiteti Ndërkombëtarë Vizion brenda muajit të Ramazanit më 29 Maj organizoi iftarin tradicional të katërt me rradhë, për studentët dhe më gjerë.

Këtë vit ngjarja u ndoq nga këshilltari kryesorë i presidentit të Republikës së Turqisë Ihsan Shener, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup Tulin Erkal Kara, Ministri pa resor në Republikën e Maqedonisë, Zëvendësministri i punës dhe politikës sociale Gonyl Bajraktar, Sekretari shtetëror i ministrisë së arsimit Enver Hussejin, kryetari i MATTO Ajdogan Ademoski, Rektori i Universitetit Balkan Prof. Dr. Mehmet Dursun Erdem, drejtorë të institucioneve, kryetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, prorektorët e Universitetit Ndërkombëtarë Vizion, profesorë, studentë, punonjës të universitetit dhe mysafirë të tjerë.

Rektori i Universitetit Ndërkombëtarë Vizion Prof. Dr. Fadil Hoxha, Këshilltari kryesorë i presidentit të Republikës së Turqisë Ihsan Shener, dhe Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup Tulin Erkal Kara zhvilluan fjalime dhe i përshëndetën mysafirët

Flickr Album Gallery Powered By: WP Frank